E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: "Per kontrollet, raportoja ne Shtab"

Zbardhet pjesa tjeter e deshmise se dhene nga kreu i Komandes se Bashkuar, gjeneral Shpetim Spahiu, dy dite me pare ne Prokurorine e Tiranes. Ndersa ka pranuar per levizjet e kryera nga automjetet rreth transportit te municioneve dhe se ishin ushtruar kontrolle ne shume reparte ushtarake, perfshi edhe Gerdecin, Spahiu ka shpjeguar se per te gjitha informacionet qe kishte raportonte ne Shtabin e Pergjithshem. Gjithashtu, Spahiu ka deklaruar se kishte zbatuar te gjitha urdhrat e nxjerre nga ministri, te cilat i jepeshin per zbatim Shtabit te Pergjithshem dhe ky i fundit duhet te vepronte. Levizjet e municioneve, sipas gjeneralit, ishin dhe nje pjese e urdhrit qe duhet te zbatonte. "Po kam nxjerre urdhra per te ushtruar kontrolle ne reparte te ndryshme sipas kompetences per kete veprim, perfshi edhe Gerdecin, e kam raportuar, por nuk kemi nderhyre per shkak se nuk kemi pasur kompetenca", ka thene Spahiu, rreth funksioneve te ushtruara para tragjedise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›