E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e prekur nga meningjiti

Greqia rezulton te jete nje nga vendet qe ka regjistruar nje numer te madh te pacienteve me meningjit. Sipas burimeve jozyrtare, mesohet se ne vendin fqinje ka pasur raste te meningjitit meningokoksie, gjate ketij viti. Keshtu, edhe per rastet e para, te cilat u shfaqen ne vendin tone, u dyshua se virusi eshte sjelle nga emigrantet. Po keshtu edhe Italia gjate vitit te kaluar, por edhe ketij fillimviti, ka shenuar nje numer te madh te te prekurve nga ky lloj virusi. Nderkohe qe ne tere globin kategoria qe rrezikohet me shume eshte ajo e femijeve te vegjel. Ne shtetin fqinj, Itali, jane zbuluar raste te shumta te prekjes nga ky lloj meningjiti. Sipas rasteve te publikuara rezultojne te prekur rreth 900 persona nga kjo semundje. Sipas te dhenave te shendetit publik, ne Shqiperi rezultojne te prekur nga forma me e rende ne vendin tone rreth 15 persona ne vit, ndersa nga meningjiti viral, qe eshte me i lehte dhe i kurueshem, raportohen rreth 200 raste ne vit. Keto shifra rezultojne te jene te mosha te ndryshme, si te te rriturit, ashtu dhe te femijet. Por ajo qe mbetet shqetesuese eshte fakti qe kjo semundje mund te perhapet lehtesisht, pasi eshte ngjitese, ndaj keshillohet kujdes dhe kontroll i vazhdueshem te mjeku specialist. Gjithashtu, sipas raporteve boterore te evidentuara pohohet se tre te katertat e femijeve ne mbare globin vuajne nga meningjiti, semundje kjo e formave nga me te ndryshmet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›