Hetim raketave e transportit ajror
Redinalda Caushaj
Shefi i Shtabit te Pergjithshem dhe dy gjenerale jane pyetur gjate dites se djeshme ne Prokurorine e Tiranes per tragjedine e Gerdecit dhe kompetencat qe kishin per te parandaluar ngjarjen. Ndersa dy prej emrave jane tashme te njohur, Luan Hoxha dhe kreu i Logjistikes, Dashnor Caushi, gjenerali me i ri i paraqitur ne organin e akuzes, mengjesin e djeshem, ka qene Astrit Jaupi, komandant i Forcave Ajrore. Ky i fundit mesohet te jete pyetur rreth kontrolleve te hapesires ajrore per levizjen e avioneve te transportit rreth skrapit dhe fishekeve te derguar jashte vendit nga kompania kontraktore amerikane dhe ajo shqiptare. Po keshtu eshte pyetur per mjetet logjistike te transportit te materialeve dhe sistemin e mbrojtjes me raketa, pas zerave se ne Gerdec strehoheshin edhe arme te renda te shkaterrimit ne mase. Kreu i Shtabit, Luan Hoxha, ka mbajtur te njejtin qendrim edhe gjate deshmise se dyte, duke u shprehur se "nuk kishte hedhur firme per Gerdecin" apo te kishte kompetenca kontrolli. I treti ka qene Dashnor Caushi, qe dje ka shpjeguar per prokuroret se si ishin zbatuar urdhrat e transportit me mjete ushtarake te municioneve, repartet nga ishin marre dhe personat qe i kishin leshuar keto urdhra.
Deshmia e Astrit Jaupit
Gjenerali drejtues i Komandes Ajrore ka qene personi i trete i pyetur dje nga Prokuroria e Tiranes perreth nje ore e gjysme ne lidhje me tragjedine e Gerdecit. Jaupi drejton prej tete vitesh forcat ajrore dhe, sipas burimeve nga organi i akuzes, eshte mbajtur fare pak per shkak se ka dhene shpjegime vetem rreth levizjeve te armatimeve dhe transportit ajror te skrapit apo municioneve. Mesohet qe Jaupi te kete mohuar se eshte disponuar informacion per trafik te paligjshem apo levizje te pakontrolluara ne hapesiren ajrore. Por ai ka shpjeguar se ka vepruar brenda kompetencave dhe gjithcka e ka raportuar te Shtabi. Sipas legjislacionit, Komanda Ajrore ka pergjegjesine e kontrollit te hapesires ajrore dhe nderhyrjes ne raste emergjence. Nderkohe qe Jaupi eshte pyetur edhe per transportin e materialeve, sepse ka nen juridiksion sektorin e logjistikes per ekzistencen e raketave ne Gerdec, pas dyshimeve gjate shperthimit se raketat ndodheshin ne tunelet e ketij reparti. Gjenerali ka mohuar te kishte pasur raketa dhe ka shpjeguar se nuk ka kishte kompetenca aktive ne kete ceshtje. Gjithashtu Jaupi eshte pyetur rreth faktit se ku mbaheshin raketat gjate kesaj kohe dhe nese ishte kerkuar ndonjehere levizje e tyre apo favore per te mos u ndjere nen kontroll. Jaupi eshte shprehur se nuk jane raportuar anomali apo shkelje te hapsires para tragjedise, apo te ishte hasur ne nje trafik te paligjshem armesh.
Shpjegimet e Dashnor Caushit
Po dje ne Prokurorine e Tiranes eshte thirrur per te dhene deklaratat e tij te radhes dhe per te sqaruar pjesen e dokumenteve drejtori i Logjistikes, Dashor Caushi. Per disa ore me radhe, kreu i ketij sektori, i veshur me rroba ushtarake, ka sqaruar dokumentet e sekuestruara nga ana e Prokurorise ne Ministrine e Mbrojtjes, dy jave me pare. Drejtori i Logjistikes eshte personi qe ka zbatuar te gjitha urdhrat, te cilat nxirreshin per transportin e municioneve me automjete, hyrje-daljet e te gjitha automjeteve te ushtrise ne depot e armatimit. Caushi thirret cdo dite nga organi i akuzes per te sqaruar dokumentacionet qe kane kaluar ne duart te tij e te firmosura nga persona te tjere. Burime nga prokuroria thane se gjenerali, qe eshte edhe pjese e Shtabit, eshte mbrojtur duke thene se ka qene ne varesi te ketij institucioni ushtarak dhe se kishte raportuar te shtabi per cdo informacion. Caushi eshte paraqitur dje per here te nente qe pas tragjedise se Gerdecit, ndersa gjithnje ka patur me vete edhe nje cante me dokumentacione per aktivitetin qe ka ushtruar gjate kesaj periudhe.