Marrone mëson nga Bonucci

Luca Marrone ka bërë të ditur se mëson rolin e qendërmbrojtësit duke përcjell bashkëlojtarin Leonardo Bonucci në stërvitjet e Juventusit.
I riu Marrone njihet si mesfushor qendror por gjatë këtij sezoni është aktivizuar në rolin e qendërmbrojtësit. “Gjithmonë kam shikuar Andrea Pirlon dhe Claudio Marchision sepse linda si mesfushor”, deklaroi Marrone për Gazzetta dello Sport.
“Por, tani e studioj Bonuccin, sepse roli im në Juventus është i qendërmbrojtësit në mbrojtje me tre, më duhet të nisem përpara dhe të filloj aksionin”, përfundoi ai.