E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Të shmanget destabilizimi në Ballkan

Moskë-Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov ka deklaruar se Moska është kundër destabilizimit të Ballkanit. Deklaratat e shefit të diplomacisë ruse u bënë në Moskë, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm slloven Samuel Zbogar. “Pozicioni ynë ndaj Kosovës është mirë i njohur. Edhe pse mes nesh ekzistojnë dallime në interpretimin e çështjes së Kosovës, e kuptojmë detyrën që e kemi të gjithë para nesh, domosdonë e shmangies së çfarëdo aktiviteteve që mund të shkaktojnë destabilizimin e Ballkanit”, ka deklaruar të mërkurën Lavrov, njofton agjencia ruse “RIA Novosti”.

Ministri rus shtoi se Moska dhe Lubjana kanë qëndrime të përafërta për sa i përket qëndrimit të tyre ndaj forcimit të shtetit në Bosnje-Hercegovina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›