E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia: Ivanov do të punojë më shumë për çështjen e emrit

Athinë-Greqia shpreson se presidenti i ri i Maqedonisë, do të bëjë më shumë për zgjidhjen e kontekstit të emrit. “Shpresojmë që presidenti i sapozgjedhur Gjorgje Ivanov të punojë në zgjidhjen e kontestit të emrit në përputhje me vendimet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian,që është parakusht për anëtarësimin e këtij vendi në institucionet euroatlantike”-deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Jorgos Kumucakos.

Ai deklaroi se Athina është e bindur se me zgjedhjet presidenciale në Maqedoni është bërë një hap para drejt përmbushjes së standardeve evropiane për organizimin e zgjedhjeve, por patjetër duhet të vazhdojnë përpjekjet për reforma për plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në NATO dhe BE. ina/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›