Daci: Qeveria të respektojë Kushtetutën
Prishtinë-Me rastin e ditës së Kushtetutës, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci, përveç urimit për qytetarët kosovarë ka kërkuar nga institucionet që të respektojnë më shumë kushtetutën. Akademik Daci u bëri thirrje Institucioneve të Kosovës, që të fillojnë ta respektojnë dhe ta zbatojnë Kushtetutën, e cila po shkelet fuqishëm qoftë nga Presidenca qoftë nga Qeveria e Kosovës, Institucione këto që duhen të jenë shembull i qytetarit të Kosovës për respektimin e aktit më të lart juridik.