E Shtunë, 31 Tetor 2026

Munter: SHBA, prioritet Ballkanin

Beograd -Ambasadori amerikane në Beograd Kameron Munter thotë se zizita e zëvendës presidentit amerikan, Joseph Biden, në Ballkan, tregon se ky rajon është lartë në listën e prioriteteve të administratës së re të Shteteve të Bashkuara. "Mendoj se kjo tregon se Ballkani është lart në listën e prioriteteve dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme që ta ndihmojnë Serbinë", u tha mediave në Beograd ambasadori në largim, Manter.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime me Serbinë lidhur me Kosovën, por sipas tij, "kjo nuk do t'i ndalë bisedimet për çështjet për të cilat pajtohemi". Manter ka thënë se "çështja e Kosovës për Shtetet e Bashkuara është e mbyllur dhe se Uashingtoni do t'i ndihmojë Kosovës që të luftojë me problemet reale".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›