Aeroportin e Prishtinës nuk e prek kriza ekonomike
Prishtinë -Kriza financiare, nuk ka pasur ndikim në aeroportin e Prishtinë. Numri i udhëtarëve në krahasim me vitin e kaluar jo vetëm që nuk është ulur, por ka shënuar një ngritje të konsiderueshme, bënë të ditur burime të këtij Aeroporti. Vetëm gjatë muajit Prill, duke krahasuar me Prillin e vitit 2008, numri i udhëtarëve është rritur rreth 10 për qind, çka përbën një shifër të konsiderueshme në këtë kohë të krizës globale.
“Rritja e numrit të udhëtarëve me 10 për qind në Prill të këtij viti është inkurajuese,"-tha Altin Ahmeti, Koordinator i ANP-së për marrëdhënie me jashtë. Saktësisht, janë rreth 8 mijë udhëtarë më shumë se në prill të vitit 2008. Sipas tij, në muajin Prill 2008, nëpër ANP kaluan 81457 udhëtarë, ndërsa në Prill 2009, 88950 udhëtarë. Në rang vjetor, duke krahasuar 4 muajt e parë të këtij viti, me vitin e kaluar, rritja e numrit të udhëtarëve është në shifrën e 3 përqindëshit.
Krahas rritjes së numrit të udhëtarëve, rritje të dukshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë pasur edhe fluturimet e kompanive ajrore. “Janë mbi 100 fluturime më shumë që janë realizuar në prill të këtij viti, duke krahasuar me prill të 2008. Derisa në prill 2008 kemi pasur 329 fluturime, tani kemi 437 fluturime."-tha Ahmeti. Kjo rritje e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, duke marrë për bazë krizën financiare globale, është drejtëpërdrejt si rezultat i disa vendimeve strategjike të menaxhuesve të aeroportit ,si puna 24 orë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, vitin e kaluar pati një rritje të numrit të udhëtarëve prej gati 15 për qind , krahasuar me vitin 2007. Derisa në vitin 2007 pati vetëm 990 mijë udhëtarë, në 2008 numri i tyre arriti 1 milion e 137 mijë udhëtarë.