Munter:Çështja e Kosovës,e mbyllur

Një sinjal i rëndësishëm për çështjen e pavarësisë së Kosovës ka ardhur nga ambasadori amerikan në Beograd, Kameron Muter. Sipas diplomatit të Uashingotonit, çështja e Kosovës është e mbyllur pasi statusi i saj është zgjidhur dhe rihapja e çështjes do të ishte joreale. "Liderët institucionale të Serbisë dhe të Kosovës do të duhej të bisedonin si fqinjë dhe t'i zgjidhin problemet në mënyrën më të mirë të mundshme", thekson Munter. Më tej ai ka nënvizuar faktin se SHBA bashkë me shtetet evropiane, janë duke punuar në krijimin e Kosovës si shtet multietnik dhe në zhvillim e institucioneve të saj.