E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antidrogë në Evropë, pranga 83 persona

Rreth 83 persona janë arrestuar në katër shtete të Evropës, përfshirë Francën dhe Belgjikën, në një operacion antidrogë të organizuar gjatë fundjavës, njoftoi sot policia federale belge përmes një deklarate për shtyp. Gjatë zhvillimit të operacioni të koduar "Star"(Ylli), forcat policore të vendeve si Belgjika, Franca, Luksemburgu dhe Holanda kanë arritur të sekuestrojnë sasi të mëdha të drogave të ndryshme si të llojit marihuanë, heroinë, kokainë dhe disa lloje të tjera drogash më të lehta. Policia belge deklaroi se për zhvillimin e këtij opracioni, që u krye të premten dhe të shtunën, ishin mobilizuar 260 trupa policore vetëm brenda vendit. Trupat policore ishin vendosur në pikat e kontrollit të autostradave dhe të rrugëve dytësore, në stacionet e trenave dhe metrove si dhe të autobusëve, për më tepër një kontigjent trupash policore ishin vendosur në zonat e frekuentuara nga trafikantët, theksohej në deklaratën e policisë belge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›