E Diel, 1 Nëntor 2026

Murale e Sevasti Qiriazit, qendra për hapje sjell ciklin e aktiviteteve “Dekoroj shkollën time”

Në shkollën 9-vjeçare “Sevasti Qiriazi” në Korçë u prezantua një murale e re me portretin e mësueses dhe patriotes së shquar Sevasti Qiriazi, e realizuar nga nxënësit me mbështetjen e Qendrës për Hapje dhe Dialog.

Ky është hapi i parë i nismës “Dekoroj shkollën time”, e cila synon të sjellë në vëmendje figura historike dhe personalitete arsimore, emrat e të cilëve mbajnë institucionet arsimore.

“Cikli quhet Dekoroj shkollën time. Do të jetë i ndërtuar në realizimin e disa pikturave murale, kryesisht portrete të personazheve , emrat e të cilave mbajnë shkollat e qytetit.” u shpreh  Ardi  Karanxha, koordinatori i COD Korçë.

Vetë nxënësit kanë vlerësuar këtë nismë si një mënyrë të bukur dhe kreative për të nderuar figurat që kanë kontribuar në arsimin shqiptar.

Pas rikonstruksionit të plotë, shkolla “Sevasti Qiriazi” ofron tashmë ambiente moderne dhe bashkëkohore për nxënësit dhe stafin, ndërsa kjo murale i shtohet vlerës së saj edukative dhe kulturore.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›