E Diel, 1 Nëntor 2026

Murataj Si i gjetem te rinjte shqiptare qe fituan ne Berlinale

/ /

Por Falja e gjakut The Forgiveness of Blood mund te kishte dale edhe me me shume trofe qe andej. Kjo eshte pershtypja qe skenaristi mori me vete nga Berlini. Por sic thote ai trofete jane per tu vendosur per zbukurim. mimin e kishim marre duke bere filmin e duke shkuar atje. Do te ishte megalomane te thoshim qe cmimi nuk na intereson por per ne ai ishte vetem nje konfirmim thote ai. Pasi te kete shetitur dhe ne ca festivale te tjere Falja e gjakut do te shfaqet edhe ne Shqiperi. Pritet vetem vendosja e dates. I sapoardhur ne Tirane nga Festivali i Berlinit Andamion Murataj tregon si lindi bashkepunimi mes tij dhe regjisorit Joshua Marston si e ngriten historine si i gjeten aktoret e me pas... Berlini. 
Ta fillojme nga e para si u takuat me Joshua Marston dhe si u ngjiz ideja per te bere nje film ne Shqiperi
U takuam si miq ne Nju Jork. Aso kohe kisha ne duar nje projekt. Teksa me pyeti se me cfare po merresha i thashe se po beja nje film komedi per gjakmarrjen. Aty me thote se edhe ai kishte degjuar per Shqiperine dhe deshironte te bente nje film ketu. Me tregoi se kishte lexuar ne nje gazete amerikane per femijet e ngujuar prej gjakmarrjes dhe me thene te drejten rrudha buzet se te gjithe te huajt duan te bejne nje film te tille. shte kthyer si ne nje klishe. Por te besh nje film per gjakmarrjen eshte si te besh nje film per dashurine qe gjithnje mund te jete i ri dhe i fresket. Filmat nuk shihen nga tema por nga menyra e kendveshtrimit cilesia nga e vecanta qe sjellin. Keshtu nisi aventura jone shqiptare.
Ku i fokusuat kerkimet tuaja
Nuk ishte nje kerkim i lokalizuar. Beme udhetime ne te gjithe Shqiperine per te mesuar mbi menyren e jeteses dhe te te menduarit te shqiptareve sot. Ky nuk eshte nje film etnografik nuk eshte nje film me qeleshe dhe mustaqe. Kemi kerkuar ne Vlore Himare Fier Berat... Kemi takuar nje pafundesi njerezish. Ne mesuam se histori gjakmarrjeje kishte ngado edhe ne Polican edhe ne Himare edhe ne Mirdite Puke... Per shkak te numrit me te madh te rasteve u fokusuam ne Shkoder ne qytet dhe ne fshatrat perreth ku kishte shume te zbritur. Kemi prekur jete njerezish te vegjel per te krijuar nje mozaik njohjeje gjigante. Duke ecur krijohej struktura bazike struktura familjare konfliktet kryesore qe ishin kryesisht per pronen. Dalengadale struktura merrte forme por pa u hedhur ne skenar. U kthyem ne Nju Jork ku vazhduam debatin mbi ato qe na kishin bere pershtypje dhe mbi karakteret ndersa ne udhetimin e dyte gjerat moren forme dhe u ngrit skenari.
fare ju goditi me shume ne kete udhetim i permbahej imagjinates tuaj apo kishte dhe te papritura
Kisha 15 vjet larg dhe njohja ime per Shqiperine ishte shume e kufizuar. Por kjo na dha mundesine ta preknim cdo gje si per here te pare dhe ti shkonim ne fund cdo gjeje. U cuditem nga ajo qe pame nga lidhja e te rinjve me teknologjine telefona te shtrenjte internet lojera elektronike... Nuk behej fjale per qytetin por edhe neper fshatra femijet ishin shume ne kontakt me teknologjine moderne. Ne pame nje Shqiperi qe edhe vete shqiptaret nuk e njohin. Pame nje fshat tjeter nga ajo qe na pershkruhej ne Tirane. Kishim ne mendje nje vend te varfer ne skamje po pame cuna te rinj te bukur plot energji plot ide per ngritje biznesesh qe na lane pa fjale. Dhe filmi yne kete jep. Njerez te ngujuar ne gjetem si ne fshat edhe ne qytet. Nuk ishin detyrimisht familjet me te varfra por kishte edhe te tille jo domosdoshmerisht ishte per faj te babait te tyre por edhe te atij tjetrit. Dhe te gjitha keto ne na krijuan disa linja na hapen nje perspektive sipas se ciles nuk behej fjale per te gjetur se kush ishte fajtori por te marrjes se nje vendimi te faljes apo te shpagimit. Gjithnje me ka terhequr koncepti i se drejtes. Ku qendron e drejta ne nje konflikt E drejta ndryshon kah ne cdo kthese dhe eshte e pagjetshme. Ne filmin tone kur lexon skenarin nuk gjen se kush e ka fajin. shte nje faj i madh dhe jane keto konfliktet e vogla. Dhe ne ishim shume te interesuar ta shihnim me ndershmeri kete ceshtje.
Kur te huajt vijne ne Shqiperi jane te interesuar posacerisht per gjakmarrjen u duket ekzotike ndersa per shqiptaret kjo eshte bere paksa e merzitshme si iu shmanget perseritjes
Une i pari do te mendoja qe nje film mbi gjakmarrjen eshte i merzitshem. Edhe projekti qe po punoja nuk ishte nje film mbi gjakmarrjen por nje komedi mbi te. Ishte nje situate teresisht komike ne esence sesi nje njeri me mustaqe te ngaterron jeten. Ne filmin tone nuk ka thelb komik por teresisht te ri. shte perspektiva e njeriut te ri qe ne e takonim ne cdo shtepi. Kishte te rinj qe u ishin vrare baballaret por qe kishin nje jete te tyren qe gjaksin e kishin pasur shok klase apo kusheri dhe nuk donin ta vazhdonin kete zinxhir. Keshtu qe ne fokusohemi tek kendveshtrimi i te rinjve mentaliteti i tyre. Sigurisht ne nuk pretendojme te zgjidhim problemin e gjakmarrjes por te jemi nje ze i te rinjve dhe mendimi i tyre i fresket humane eshte nje rruge zgjedhjeje ne te kundert ky rreth vicioz shekullor nuk ka fund kurre. Ne na interesonte rinia jo gjaku. Si nje djale apo nje vajze e re perballet me kete rrethane specifike dramatike. Na interesonte te shihnim se si keta te rinj kerkonin zgjedhje ne keto rrethana. Gjakmarrja eshte sy per sy dhe eshte nje fenomen gjitheboteror. E gjen edhe ne Amerike e ne vende te tjera pavaresisht emrit qe ka. Ne thelb eshte po ajo pavaresisht kanuneve. Por ne nuk na interesonte kanuni ai kalon tangent. Ne na intereson perpjekja e ketij djalit te ri qe eshte i rrethuar nga vajzat qe ka endrra per te ngritur nje biznes qe 14 vjec dhe gjendet ne cark. Ai eshte nje njeri modern qe duhet te zgjidhe nje situate qe i ka lidhur kembet dhe perspektiva e filmit eshte kendveshtrimi i dy personazheve vellait dhe motres mbi kete fenomen.
Na tregoni pak per aktoret si i gjetet keta te rinj per te cilet askush nuk kishte degjuar me pare
Une isha drejtues i audicioneve. Gjate kohes qe mblidhnim materiale per skenarin kemi takuar shume te rinj qe ose ishin vete te perfshire ne nje gjakmarrje ose kishin njerez te aferm apo kishin informacion mbi te. Shume te rinj mund te kishin qene ne vend te Tristan Halilajt. Joshua tashme e kishte eksperiencen ne kete fushe Maria full of grace ka qene i nominuar per aktoren me te mire dhe e kishte shume te qarte procesin. Per mua ishte hera e pare. E filluam me shkollat rurale me shpresen se aty do te gjenim karaktere qe ishin me afer se vertetes. Pasi mbarova 30 te parat isha shume i emocionuar ndersa Joshua me thote mos u merzit se ke edhe 670 perpara. Aktoren e Maria full of grace e kishte gjetur te 700 e ca. Mendova se nuk do te qe e veshtire por kaluan 1000 pastaj 2000 erdhi vete Joshua me Paul dhe kaluam 3 mije.
Po ne fakt cfare kerkonit si e imagjinonit djalin tuaj
Ajo cka ne kerkonim ishte nje i ri qe mban jo vetem identitetin e tij personal por dramen e nje grupi me te gjere se vetvetja. Ne kerkonim dike qe te ishte me i mire se Maria dike qe ka te dhena te brendshme natyrale. Jo se nuk kishte. Kishim takuar shume femije te talentuar dhe te bukur shpirterisht. donjeri prej tyre mund te kishte qene Niku i skenarit dhe ne kete rast eshte edhe me e veshtire. Gati po benim nje studim antropologjik ne gjithe zonen e Shkodres. Pastaj takova Tristanin nje djale i perjashtuar nga te tera shkollat. Nuk ishte gangster po si duket nuk ishte kuptuar. Kur e shihje per here te pare ishte nje djale me se i zakonshem i qete. Nderkaq ne e kishim nje ide ne koke. Na duhej nje djale fshati edhe pak i forte fizikisht... Ishte nje dite e shemtuar ne Shkoder kishim deshtuar me fshatrat. Sa filloi tregimin Tristani i gjithe karakteri i tij ndryshon eshte ndricues. Tregoi nje ngjarje komike qe pasurohej hap pas hapi. Mbaroi dhe thashe E gjetem djalin Por teksa po dilte i kerkova te me tregonte nje histori te trishte. Tregoi nje histori rrenqethese te thelle... dhe menyra se si e tregonte ishte e mrekullueshme. Pak me pare ishte gazmor shperthyes dhe me pas kishte ndryshuar teresisht gjendjen emocionale. Marr Joshuan ne telefon i jap lajmin e mire dhe ai vjen ta takoje vete.
Po vajzat
Pastaj takuam Sindin. Ishte nje radhe e gjate per audicion dhe ajo shperthen deren e donte te bente performancen e saj para te tjereve edhe pse nuk ishte e asaj klase. Beri pjesen e saj. Ajo ishte Pastaj Zana ishte dashuri me shikim te pare per Joshuan. Kishte nje bote te thelle shpirterore dhe mund te ndryshonte shume shpejt nga nje gjendje ne tjetren. Sa e pa tha Kjo eshte vajza. Ajo shpertheu ne lot e na thote Sme len baba. Shkuam te takonim prinderit e saj. Njerez teper te mire por si cdo prind qe eshte i merakosur per vajzen... Ky ishte kerkimi yne qe i dha frytet. Filmi ka ulje-ngritjet e veta por nese kishte dicka per te cilen ne ishim krenare ajo ishte kasti dhe ne Berlin ne ishim te bindur qe keta do ta merrnin trofeun madje jemi te bindur edhe sot. Sepse asnje juri nuk ia ka borxh ndokujt ti kerkoje falje nje aktori. Isabela Roselini i ka therritur te dy dhe u ka kerkuar ndjese. Per ne kjo ishte shume.
shte nje film qe u be shpejt dhe me buxhet te vogel...
Krahasuar me nivelet e kinematografise boterore eshte nje prodhim me buxhet te vogel. Procesi ka qene absolutisht i shkelqyer. Shume pak filma zhvillojne kete faze kerkimore dhe audicione. Ky film dallohet per autenticitetin e vet. Te njejtin proces qe zhvilluam une dhe Joshua e zhvilluan edhe kasti i aktoreve. Shkuan ne disa familje takuan te rinj ne zona te ndryshme per te ndertuar karakteret e tyre. Tashme kane vendosur marredhenie miqesore me ta.
Kete vit u fol per cmime politike ju vjen keq qe moret vetem cmimin per skenarin me te mire
Une jam krenar per skenarin por nuk ka gje me te bukur se kur takon njerez ne rruge e te falenderojne apo duan te bejne fotografi me ty. Por ne ishim te bindur qe filmin e kishim te mire sepse ishim te ndershem me ate qe kishim bere. mimin e kishim marre duke bere filmin e duke shkuar atje. Do te ishte megalomane te thoshim qe cmimi nuk na intereson por per ne ai ishte vetem nje konfirmim.

ALMA MILE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›