Pas arrestimeve largohet prokurori i SHBA.Ndihmoi hetimin per 21 janarin
Prokurori amerikan Mike Cain i cili asistoi Prokurorine shqiptare ne hetimin e ngjarjeve te 21 janarit eshte larguar nga Shqiperia. Pas nje qendrimi 2-javor ne Shqiperi diten e djeshme eshte konfirmuar se prokurori amerikan eshte kthyer ne SHBA. Per rreth dy jave se bashku me dy eksperte amerikane ai asistoi Prokurorine shqiptare ne realizimin sa me te mire te veprimeve hetimore per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit. Prokuroria shqiptare u perqendrua fillimisht tek vrasja e demonstruesve duke nxjerre nje dite pas ngjarjes 6 urdhra ndalimi per kreret e Gardes ndersa me pas hetimet u shtrine edhe ne drejtim te dhunes se ushtruar ndaj policise e Gardes si dhe shkaterrimit te prones publike e private. Prokurori amerikan mbajti raporte me te gjitha palet e perfshira ne hetim.
Ai asistoi prokurorine me ndihme teknike dhe ligjore duke ofruar metodat me te mira te hetimit perfshi kryerjen e ekspertizave ekzaminimeve dhe fiksimit te provave ne vendin e ngjarjes. Pas largimit te prokurorit amerikan organi i akuzes eshte duke u ndihmuar nga dy eksperte te hetimeve penale. I pyetur nese eshte larguar prokurori amerikan zedhenesi i ambasades se SHBA ne Tirane deklaroi dje per gazeten Panorama se Eksperte te FBi po keshillojne Prokurorine shqiptare per hetimin e ngjarjeve te 21 janarit. Nderkohe zedhenesi i Prokurorise se Pergjithshme Plator Nesturi i pyetur dje nga gazeta Panorama tha se nuk behej fjale per nje prokuror amerikan. shte fjala per atasheun e FBI-se. Ai eshte kthyer ne SHBA por ne vazhdimesi do te jete ne kontakt dhe do marre informacion mbi cdo nevoje qe do te kete grupi shqiptar i hetimit. Mbi bazen e ketyre nevojave ai mund te vendose ne dispozicion ekspertet perkates per veprimet e metejshme hetimore tha Nesturi. Prokuroria e Tiranes po i vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit nderkohe qe kater gardiste mbahen te arrestuar. Ndaj Agim Llupos i cili akuzohet per vrasjen e Ziver Veizit eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg nderkohe qe per tre gardiste te tjere gjykata ka caktuar 1 muaj burg deri ne verifikimin e rolit te tyre ne ngjarje. Edhe gjashte gardiste te tjere jane duke u hetuar ne gjendje te lire nga Prokuroria e cila ka ngritur ndaj tyre akuzat per vrasje ne rrethana te cilesuara shperdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Nga ana tjeter ne paraburgim ndodhen tre persona te akuzuar per goditjet ndaj efektivave te policise dhe per shkaterrimin e prones publike rrethimin dhe porten e kryeministrise si dhe demtim te prones private djegia e automjeteve rrotull Piramides.
Hetimi
Prokuroria e Tiranes nisi hetimet kryesisht duke filluar me veprimet ne vendin e ngjarjes mbremjen e 21 janarit pas vrasjes se tre personave. Organi i akuzes ka dokumentuar tashme edhe rastin e Aleks Nikes viktima e katert e ngjarjes qe gjeti vdekjen disa dite pas ngjarjes gjate kurimit ne Turqi. Po keshtu Prokuroria ka dokumentuar edhe plagosjen e personave civile dhe efektivave te Gardes e policise.
Ndihma
Pak dite pas ngjarjeve te 21 janarit Prokuroria shqiptare kerkoi ndihmen dhe pranine e eksperteve te SHBA per zbardhjen e ngjarjes. Mbi bazen e kesaj kerkese Ambasada Amerikane ne Tirane dha ndihmen e saj. Ambasadori Aleksander Arvizu u shpreh se hetimi duhet te jete i plote dhe i gjithanshem. Pak dite pas kesaj deklarate prokuroret shqiptare u ndihmuan nga nje prokuror amerikan dhe dy eksperte te FBI.