E Diel, 1 Nëntor 2026

Reali i Madridit ndalet nga Lioni elsi mund Kopenhagenin

Reali i Madridit ka barazuar ne fushen e Lionit pas tri humbjesh radhazi ndaj kesaj skuadre. Kujtojme se francezet kane qene gjithnje nje kocke e forte per madrilenet perderisa i kane mundur ne te gjitha ndeshjet qe kane luajtur ndaj njeri-tjetrit ne vitet e fundit 3-0 2-0 1-0. Por ne takimin e mbremjes se djeshme kane qene spanjollet e Jose Mourinjos qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te nje francezi madje te ish-lojtarit te Lionit Karim Benzema. Ky i fundit shenoi por nuk festoi ne minuten e 65-te te pjeses se dyte. Me pas ishte Gomis qe barazoi gjithcka duke lene ende te hapur kualifikimin per ne turin tjeter. Ndersa e ka pasur fare te lehte elsi i Karlo Ancelotit qe te fitonte ne fushen e Kopenhagenit fale dy golave te sulmuesit Nikola Anelka. Nderkaq sonte do te luhen edhe dy perballjet e fundit te ndeshjeve te para te 1/8 finale te Kupes se Kampioneve ku bien ne sy sfida Inter-Bajern Mynih. Dy skuadra luajten finalen e sezonit te kaluar te Championsit qe nxori zikalterit fitimtare. Nderkaq mjaft e dyluftueshme parashikohet edhe ndeshja tjeter Marseje-Mancester Junajtid kjo edh e per faktin se vendesit jane shume te rrezikshem ne fushen e tyre ndersa skuadra e Fergusonit ka shume mungesa.

Champions

DJE
Kopenhagen-elsi    0-2
Anelka 17 54
Lion-Real Madrid    1-1
Gomis 83/ Benzema 65
Sonte ora 2045
Inter-Bajern Mynih
Marseje-Mancester J.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›