E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pjesa e pare: Anglia B-Shqiperi 2-1. Berisha mahnites

Besart Berisha mund të konsiderohet heroi shqiptar i pjesës së parë të hunbur 2-1 me Anglinë B. Sulmuesi i Hamburgut goditi shtyllën horizontale në minutën e 21 dhe realizoi golin e vetëm të përfaqësueses sonë në të 44' (asist i Alban Bushit), duke shkrutuar diferencën e dy golave të skuadrës së Meklarenit me Alan Smith (Manchester United) në të 34 (asisit i Gareth Barry, Aston Villa) dhe Stejuart Douning(Middlesbrough) që shfrytëzoi në maksimum një veprim të gabuar të portierit tonë Arjan Beqaj, i cili pretendoi për faull. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë, madje përpara golit të parë të anglezëve në "Turf Moor", Alban Bushi humbi një mundësi të madhe goli, kur nuk e shfrytrëzoi si duhet pasin e artë të Devis Mukaj. Në minutën e 28 Berisha gjuajti në vijën e 16-shes mbi shtyllë, teksa në të 30' Besarti bëri një nga veprimet më të bukura kur dribiloi me levizje të zgjura dy futbollistë njëkohëisht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›