Murdoch mbështet pavarësimin e Skocisë

Rupert Murdoch, nepërmjet rrjetit social Twitter ka mbështetur përpjekjet e Skocisë për t’u pavarësuar, gjë që është përshëndetur menjëherë nga sekretari i parë i Skocisë, Alex Salmond.
“Lejoni Skocinë që të shkojë dhe të marrë pjesë në garë”, shkroi Murdoch në Twitter, duke shtuar se Salmond është politikani më i aftë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilin skocezët e adhurojnë, njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Salmod, Partia Kombëtare e Skocisë e së cilit po zhvillon fushatë për pavarësimin e Skocisë, deklaroi se është kjo një përzgjedhje mjaft interesante e fjalëve nga ana e Murdochit.
“Po debatojmë si në Skoci, ashtu edhe në gjithë botën për ardhmërinë e Skocisë, prandaj përshëndes çdo kontribut në këtë debat, pra edhe atë të Murdochut”, theksoi Salmond.