E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Abkazisë i shpëton atentatit

Sulmues të armatosur kanë tentuar të vrasin presidentin e rajonit separatist gjeorgjian të Abkazisë, Aleksandër Ankvabin, i cili ka shpëtuar i palënduar, por me këtë rast janë vrarë dy truproje të tij.

Sulmi është ndërmarrë kundër kolonës së automjeteve, në të cilën gjendej Ankvabi, përderisa kolona po lëvizte drejtë kryeqytetit Sukhumi.

“Sipas informatave të para, fillimisht ka shpërthyer një minë e vendosur në rrugë, e më pas sulmuesit kanë hedhur granata në drejtim të automjeteve dhe kanë hapur zjarr nga pushkët automatike”, ka njoftuar një burim.

Është ky atentati i gjashtë ndaj Ankvabit në disa viteve të fundit, por asnjë prej këtyre përpjekjeve për vrasjen e tij nuk janë ndriçuar.

Ankvab është zgjedhur president në gusht të vitit të kaluar, pas vdekjes së Sergei Bagapshit, i cili ishte në krye të vendit që nga viti 2005.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›