Xavi, bashkëlojtari më i mirë

Ish sulmuesi i Barcelonës, Henrik Larsson thotë se Xavi Hernandez është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur ndonjëherë në karrierë.
Legjenda suedeze ka luajtur me plejmekerin spanjoll gjatë kohës sa luajti tek Blaugrana, nga viti 2004 deri më 2006.
“Xavi është pa dyshim lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur në karrierë. Mënyra se si ai lëviz pa top të mahnit. Po ashtu, ai e humb vështirë ndonjëherë topin. Ai gjithmonë e bën pasimin e topin ekzakt në momentin e duhur”, thotë Larsson për Canal+. 40 vjeçari e ka lavdëruar edhe Andres Iniestan, për të cilin thotë se ka mësuar shumë falë Xavit.