E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muri mes Greqisë dhe Turqisë, BE refuzon financimin

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme dhe Imigracionin, Cecilia Malmström, paralajmëroi Athinën kundër shkeljeje të të Drejtave të Njeriut.
     
Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i saj, Michele Cercone , tha se '' Malmström e refuzoi ngase mendon se ndërtimi i kësaj barriere është një masë afatshkurtër që nuk i zgjidh problemet.
     
Malmström ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në Greqi dhe një mision ekzekutiv evropian do të shkojë në këtë vend që prej javës së ardhshme për të përgatitur këtë vizitë.
''Vendimi për ndërtimin e kësaj barriere zbulon përgjegjësitë e autoriteteve greke, por çdo masë duhet të jetë konform detyrimeve ndërkombëtare të Greqisë, veçanërisht respektimit të të drejtave të njeriut'', theksoi zëdhënësi./Start/

                                                                                             2012-02-07 20:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›