Muri mes Greqisë e Turqisë, Brukseli refuzon financimin e ndërtimit
BRUKSEL - Komisioni Evropian njoftoi sot se kishte refuzuar në Greqi financimin e ndërtimit të një barriere në kufirin me Turqinë për të bllokuar rrugën për imigrantët e parregullt dhe paralajmëroi Athinën kundër shkeljeje të të Drejtave të Njeriut.
''Komisionerja Cecilia Malmström, e ngarkuar me Çështjet e Brendhme dhe Imigracionin, e refuzoi sepse mendon se ndërtimi i kësaj barriere është një masë afatshkurtër që nuk i zgjidh problemet'', theksoi zëdhënësi i saj, Michele Cercone.
Malmström ka parashikuar të zhvillojë një vizitë në Greqi dhe një mision ekzekutiv evropian do të shkojë në këtë vend që prej javës së ardhshme për të përgatitur këtë vizitë.
''Vendimi për ndërtimin e kësaj barriere zbulon përgjegjësitë e autoriteteve greke, por çdo masë duhet të jetë konform detyrimeve ndërkombëtare të Greqisë, veçanërisht respektimit të të drejtave të njeriut'', theksoi zëdhënësi.
Greqia nisi dje ndërtimin e një muri në kufi me Turqinë për të penguar depërtimin e emigrantëve ilegalë dhe refugjatëve që kërkojnë strehim në Bashkimin Evropian.
Barriera 12 kilometërshe do të jetë e lartë 2.5 metra, do të ketë nga dy rrathë telash me gjemba dhe do të ketë të instaluar 25 kamera. Pritet që ajo të ndertohet brenda pesë muajve dhe do të kushtojë të paktën 3 milionë euro.
Muri mbrojtës do të mbulojë një pjesë të kufirit tokësor.
(d.b/BalkanWeb)