Murinjo: Adriano? Largimi mund ta ndihmojë
Adriano mbetet problemi kryesor i një sezoni që deri më tani ka qenë thuajse perfekt për Interin. Por, pas shumë javëve pritje, tashmë Hoze Murinjo nuk fshihet më. Tekniku zikaltër e largon sulmuesin përpara hapjes së merkatos së janarit, duke thënë se ndryshimi i ambientit mund t‘i shërbejë brazilianit. "Nëse nuk do të ndryshojë imazhin që ka krijuar për veten, do ta ketë shumë të vështirë. Kjo është arsyeja përse besoj se ndryshimi i ambientit mund të jetë pozitiv për të", tha Murinjo. "Për të qenë një profesionist i shkëlqyer, një lojtar nuk ka nevojë që të kontrollohet nga trajneri. Por, Adrianos i duhet një ‘tutor‘".