Krijohet Unioni i Vllehve të Shqipërisë
Komuniteti i vllehve (arumunëve) në Shqipëri, tashmë do të organizohet institucionalisht në një njësi të përbashkët organizative, falë themelimit të "Unionit të Vllehve të Shqipërisë" (Unionu Arëmënjilor dit Albani).
Dje u zhvillua konferenca themeluese e "Unionit të Vllehve të Shqipërisë", i cili miratoi programin e grupit nismëtar për krijimin e këtij unioni. "Krijimi i unionit është një ngjarje e shënuar e komunitetit vlleh të Shqipërisë, i cili do të rigjallërojë veprimtarinë e këtij komuniteti dhe do të zgjerojë mundësinë për afrimin dhe bashkëpunimin e të gjithë vllehve", tha Thanas Poçi, kryetar i këshillit drejtues të unionit.
Sipas tij, qëllimi kryesor i unionit do të shërbejnë për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhën traditat dhe kulturën vllahe për të lehtësuar kontaktet njerëzore, si dhe lindjet e gjithanshme midis anëtarëve të komunitetit vlleh, për të mbrojtur interesat dhe promovuar vlerat e tyre shpirtërore në kuadrin e mirëkuptimit me nacionalitetet e tjera. Veprimtaria e unionit do të synojë plotësimin e të drejtave dhe lirive që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe e drejta ndërkombëtare e njohur dhe e ratifikuar nga shteti shqiptar.