Çelsi nuk i ndahet sllovakut Hamsik
Çelsi nuk ka hequr dorë nga synimi për të blerë Marek Hamsik. Klubi londinez kërkon me patjetër yllin e mesfushës së Napolit, por duhet të presë të paktën deri në verën e ardhshme, përpara se të tentojë të fillojë bisedimet me klubin italian. Përkrah argjentinasit Ezekuel Laveci, sllovaku është shndërruar në një prej pikave të forta të "axurrëve". Hamsik u afrua te napoletanët në verë të 2007-ës, për një shifër të afërt me 12 milionë euro. Por, me paraqitjet në Serinë A, vlera e kartonit të tij është rritur ndjeshëm, edhe sepse tashmë kanë filluar të interesohen disa prej klubeve më të mëdha evropiane.