Leonardo: Një barazim në derbi? Jo, jo, mendon vetëm për fitoren
Pragndeshja
Tekniku i Milanit nuk bën llogari: “Në çdo ndeshje mendoj vetëm për suksesin”
Leonardo, derbin e dytë në Serinë A e imagjinon entuziazmues dhe revolucionar në kuptimin e lojës dhe të klasifikimit. Do ta donte me të gjitha kartat në rregull. Ndoshta me Nestën, edhe pse nuk duket i shqetësuar për formën e mbrojtësit. “është një problem i vogël ai i Nestës, por duhet të presim; mundet edhe të rikuperohet”. I qetë sepse në rast të mungesës, trendi nuk do të ndryshonte: “Kam shumë alternativa të afta për të mbrojtur këtë rol. Dhe të jetë e qartë: sa herë që kam pasur dyshime, kemi qenë të kujdesshëm dhe nuk kemi rrezikuar kurrë një lojtar”. Leo flet për derbin pa ndjenja. Madje, mezi pret ta luajë: “është një ndeshje e mrekullueshme dhe ka një shije speciale”. Por nuk e konsideron vendimtare. “Mungojnë edhe shumë ndeshje dhe një për t’u rikuperuar. Sfida si kjo lënë pasoja pozitive dhe negative, por pjekuria e ekipit na bën më të qetë”. Interesante analiza mbi derbin e fazës së parë. Keqardhje? Kurrë. çdo gjë jep eksperiencë. “Janë këto ndeshje, ato që të dhurojnë diçka. Nëse nuk do të kishim atë nisje të komplikuar, ndoshta sot nuk do të ishim këta që jemi. Interi nuk është ai i gushtit dhe i tetorit, por është ai i viteve të fundit: konstant. Interi është i madh, e thonë faktet: ka një përpikëri të pabesueshme. Dhe pastaj ka një avantazh të madh: Interi ndryshon shumë dhe shumë herë shpik gjëra të reja gjatë ndeshjeve. Kjo është një cilësi”. Nuk e konsideron veten të shenjtë, por as Murinjon djall. “Gjithçka është ekzagjeruar, jemi paksa ndryshe të parë nga afër, por kjo është pjesë e lojës. çfarë i kam zili Murinjos? Ai ka mënyrën e tij të të sjellit kur është fitues. është një person me humor dhe inteligjent, me karakter të fortë dhe personalitet; mjafton të shohësh reagimet e zikaltërve në momentet e vështira. Unë jetoj një histori tjetër, jam vetëm në fillim”. Dhe mendon për Interin. “Për çfarë duhet të jemi të kujdesshëm? Kanë shumë pika të forta; duhet kujdes në të gjitha repartet. Interi ka krijuar alternativa, prandaj është i paparashikueshëm. Por edhe ne kemi shumë variante”. Elozhe për Ronaldinjon: “Ai për momentin po luan mirë, i bën njerëzit të ëndërrojnë”
#