Murinjo: “Dua një Real real”
Trajneri i ri i madrileneve: “Nuk jam antibarcelonas, as provokator”
Hoze Murinjo u prezantua zyrtarisht si trajneri i Realit të Madridit për katër sezonet e ardhshme, 2010-2015. Ish-trajneri i Interit u shoqërua në sallën e konferencave për shtyp në stadiumin mitik “Santiago Bernabeu”, nga drejtori i përgjithshëm i klubit madrilen, Horge Valdano. Horge Valdano: “Hoze Murinjo do të drejtojë Realin e Madridit për katër vitet e ardhshëm. Është një nder për ne të kesh një nga trajnerët më prestigjiozë të botës. Jemi shumë të kënaqur ta trupëzojmë te Real Madrid”.
Hoze Murinjo: “Mirdita. Së pari dua të them se nuk e flas gjuhën katalane shumë mirë. Duke folur dhe studiuar italishten e kam harruar pak. Kam nevojë për një muaj për të qenë i përgatitur”.
KLUB UNIK
“Nuk kam lindur për të trajnuar Realin e Madridit, por sigurisht kam lindur për të qenë trajner futbolli. Dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Më tërheq Madridi dhe më tërheq historia e tij, për vuajtjet e tij në vitet e fundi dhe për shpresat e tij për fitore. “Është një klub unik, dhe për një lojtar apo një trajner të jetë te Real Madrid është një gjë shumë e rëndësishme në karrierën e tij. “Sigurisht, të punoj këtu, për mua si trajner te Real Madrid është një gjë që më jep krenari. Por, më e bukura e të bukurave, nuk është të jesh trajner apo lojtar te Real Madrid. Më e bukura e të bukurave është të fitosh me Real Madrid. Ky është motivi im.
RONALDO
Portugezi u tregua shumë i kujdesshëm në lidhje me të ardhmen: “Është shumë shpejt për të folur për ndryshime, së pari duhet të njoh klubin tim të ri, të tregohem shumë i kujdesshëm, të tregoj shumë respekt”. Për Murinjon, Kristiano Ronaldo është një lojtar kyç i Real Madridit të ri. “Kristiano është një lojtar shumë i rëndësishëm për Realin e Madridit dhe futbollin në përgjithësi, por forca e ekipit tonë qëndron gjithmonë të grupi, jo të individët, pasi më i rëndësishëm është klubi, jo lojtarët apo trajneri. Kristiano është një fitues dhe nuk do të jetë e vështirë për ta shndërruar të tillë”.
BARCELONA
Trajneri i madrilen nuk iu shmang aspak pyetjeve në lidhje me Barcelonën: “Unë nuk jam antibarcelonas, për asnjë arsye. Unë jam trajner i Realit të Madridit dhe me preokupon Reali i Madridit, jo Barcelona. Dëshiroj të ndërtoj një Real Madrid të madh, jo të mendoj për Barcelonën. Është një rival i madh në Ligën e Kampioneve dhe në Spanjë, pir nuk dëshiroj as të mendoj dhe as të flas për ta. Nëse më urrejnë në Barcelonë, është problemi i atyre që më urrejnë, jo i imi”. Murinjo iu përgjigj gazetarëve që e shihnin atë më shumë në stilin mbrojtës: “Kam luajtur tri finale të kompeticioneve europiane, një në Kupën UEFA dhe dy në Ligën e Kampioneve. I kam fituar të tri ndeshjet dhe shënuam tetë gola në tri finale të kompeticioneve europiane. Kam punuar me persona inteligjentë në futboll. Për këtë arsye kam trajnuar ekipe si Porto, Celsi, Inter dhe Real Madrid, pasi kanë presidentë dhe drejtorë sportivë inteligjentë”.
PROVAKATOR?
Murinjo tha se nuk do të ndryshojë sjelljen e tij te Reali i Madridit. “Nuk jam provokator. Jam një punëtor që punon shumë, shumë, shumë, dhe kërkoj nga të tjetër gjithmonë shumë, shumë respekt. Nëse do të tregojnë respekt, atëherë gjithçka është perfekte. Nëse jo, më duhet të mbroj grupin tim. Megjithatë, nuk jam një provokator”.
1 Qershor 2010