E Diel, 1 Nëntor 2026

Murinjo: “Fansat do të dashurohen me Eto’o”Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, beson se fansat e klubit zikaltër do të preferojnë më shumë Samuel Eto’o-në sesa Zlatan Ibrahimoviçin.

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, beson se fansat e klubit zikaltër do të preferojnë më shumë Samuel Eto’o-në sesa Zlatan Ibrahimoviçin. Dy yjet e sulmit u përfshinë në një marrëveshje shkëmbimi midis Interit e Barcelonës, teksa klubi katalanas pagoi edhe një shumë të madhe kesh në këmbim të sigurimit të shërbimit të sulmuesit suedez Ibrahimoviç. Interi bëri një biznes të mirë me shitjen e Ibrës dhe fansat zikaltër nuk kanë pse të mbajnë zi për ikjen e tij, pavarësisht se Zlatani ishte një golashënuesi më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar.

Trajneri portugez tha për “Gazzetta dello Sport”: “Ibrahimoviçi dha gjithçka që mund të jepte për mua dhe për Interin. Ai nuk ia doli që fansat të binin në dashuri me të. Ata nuk janë duke qarë për shitjen e tij dhe janë të gatshëm të bien në dashuri me Eto’o-në”. Murinjo pranoi se ishte “pak i hidhëruar” që humbi Ibrahimoviçin, por ai beson se askush nuk mund të jetë i pa lumtur që ka Etp’o-në. “Ne humbëm një lojtar të madh, por morëm një tjetër të tillë”. Trajneri shtoi se Interi bëri realisht një biznes të mirë, pasi fitoi përveç parave, 50 milionë euro dhe dy lojtarë, Samuel Eto’o-në dhe Aleksandër Hlebin me huazim për një vit. “Për mua kjo është shitja e jashtëzakonshme, një shitje në vlerën e 100 milion eurove, është shitja e vitit”.

Murinjo i uroi fat Ibrahimoviçit. “E kishte këtë ëndërr dhe dëshironte të shkonte. Shkoi në një klub në të cilin unë kam punuar katër vjet. Barcelona është një klub i jashtëzakonshëm dhe ai do të jetë i lumtur. Nuk i dhashë asnjë këshillë, por unë fola më të pak ditë përpara vendimit përfundimtar. I thashë atij se nëse dëshironte të fitonte Ligën e Kampioneve me Barcelonën ai nuk do t’i duhej të bënte asgjë të jashtëzakonshme, pasi katalanasit e kanë fituar atë dy herë në vitet e fundit”

E Shtune, 25 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›