Rio Ferdindand: “Siti nuk bën për mua”"Nuk mund të lë Mançester Junaitid për një ekip që unë e ndjej se nuk mund të fitojë trofe"

Rio Ferdinand këmbënguli se ai nuk dëshiron të largohet nga Mançester Junaitid për t’u bashkuar me Mançester Sitin. Shoku i tij i ekipit Kombëtar anglez, Xhon Terri, ka qenë në qendër të spekulimeve të vazhdueshme për një një kalim te Siti, por deri tani asgjë nuk është konkretizuar. “Xhon Terri vendos vetë për fatin e tij, por përsa më përket mua, unë nuk mund të lë Mançester Junaitid për një ekip që unë e ndjej se nuk mund të fitojë trofe, apo të përfundojë në dy apo tre skuadrat më të mira të ligës. Është ky Mançester Siti apo jo, këtë nuk mund ta di, por jam i sigurt se ata nuk e kanë materialin për të fituar kampionatin”.
E Shtune, 25 Korrik 2009