Murinjo: Futbolli italian smë pëlqen
Deklarata
“Futbolli italian nuk më pëlqen dhe e kam të qartë se as unë nuk i pëlqej futbollit italian”. Ka mjaftuar kjo përgjigje e Zhoze Murinjos që mediat angleze të flasin sërish për rikthimin e teknikut portugez në Premiership, në fund të këtij sezoni. Kjo edhe për faktin se përpara kësaj deklarate, gjatë konferencës për shtyp për sfidën me CSKA-në e Moskës, Murinjo pohoi se ndiente nostalgji për Anglinë: “Më mungon dhe i mungoj futbollit anglez”, tha ai, pa dashur ta zgjasë diskutimin rreth së ardhmes.
#