E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: Interi nuk duhet të dorëzohet

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, është i tronditur me disfatën që ish-klubi i tij ka pësuar kundër Shalkes. Interi dy herë kaloi në avantazh në takimin e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj gjermanëve, por nuk arriti ta ruajë avantazhin dhe në fund u mposht me rezultat 5-2 para tifozëve të vet. “Kurrë nuk i dihet në futboll. Nëse humbasim në Ligën e Kampionëve, ende kemi titullin dhe Kupën e Italisë për të luftuar. Jam shumë i zhgënjyer, si të gjithë fansat e Interit, por ky është futbolli dhe kurrë nuk mund ta dini çfarë ndodh. Duket si një mision i pamundur në Gelsenkrishen, por kurrë nuk i dihet. Nuk është e mundshme gjithmonë të fitosh”, ka ngushëlluar Murinjo ish-ekipin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›