Murinjo: Kemi dalë nga periudha negative
Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo ka theksuar rëndësinë e fitores 4-0 në Katalonjë ndaj Espanjolit në La Liga të dielën. Gjiganti madrilen ishte kritikuar në shtator pas një serie të rezultateve negative, përfshirë humbjen ndaj Levantes dhe barazimin me Santanderin, që ngriti dyshime nëse mund të sfidojë Barcelonën në garë për titull. Por, Murinjo beson se fitorja e fundit konfirmon se skuadra e tij është në rrugën e duhur. “Kemi arritur të dalim nga situata e vështirë. Kemi shënuar 13 gola brenda një jave. Kemi qenë fantastikë kundër Espanjolit”, tha Murinjo.