Blank: Benzema? Nuk jam aspak i shqetësuar
Trajneri i skuadrës së Francës, Loren Blank, ka deklaruar dje në një konferencë për shtyp se nuk është i shqetësuar nga orteku i dëmtimeve që ka prekur “gjelat”, me forfetë e Karim Benzema dhe Bakari Sanja përpara dy ndeshjeve vendimtare kundër Shqipërisë dhe Bosnjës në rrugën drejt Euro-2012
Është një grup i përgjysmuar ky që po shikoni…
E kemi shpallur listës të enjten. Më pas, ishin ndeshjet e fundjavës dhe u njohëm me serinë e dëmtimeve që përfshinë lojtarë tanë. Kanë një ngarkesë të madhe. Që prej dy javësh luajnë çdo tre-katër ditë. Është një periudhë ku mbizotërojnë problemet muskulare dhe kjo është logjike.
Nuk i frikësoheni një varësie ndaj Benzemas dhe pasojave të mungesës së tij?
Jo. Është një lojtar i rëndësishëm. Në skuadrën e Francës ka performuar mirë. Do të kisha dashur ta kisha në dispozicion. Por nuk ishte e mundur, do t’ia dalim edhe pa të. Përgatitja e ndeshjes do të jetë e njëjta, cilido që të jetë formacioni. Nuk e kuptoj përse duhet të jem i shqetësuar.
Keni tendencën për ta ndryshuar sistemin në mungesë të tij?
Do të ishte mundësia nëse do ta kishim Karimin. Ai mund të luajë me cilëndo skemë. Ai ka luajtur edhe në skemën me një sulmues edhe me shok në repart. Por do ta shohim. Pres me padurim që të kem përgjigjet e para nga të gjithë të grumbulluarit për të parë se kujt mund t’i besoj për ndeshjen e të premtes dhe të martës.
Mund ta mendojmë një sulm me dy vetë?
Gjithçka është e mendueshme. Nëse ruajmë ekulibrat mund të luajmë në këtë system. Është diçka që e kemi bërë edhe më parë. Por do të jenë dy ndeshje shumë të ndryshme. Shqipëria është më pak e fortë sesa Bosnja, por pres të shoh se te cili mund të mbështetem. Por nuk arsye që të ndryshoj sistem. Në nivele të larta, 4-4-2 thuajse nuk ekziston më.
Cili do të jetë zëvendësuesi i Benzemas?
Kemi disa lojtarë interesantë. Kështu mund të kemi një titullar dhe një tjetër në gjendje për të bërë zëvendësuesin, kjo gjithnjë pasi Karim u dëmtua. Pastaj ka disa lojtarë që i përgjigjen më shumë një skeme sesa një tjetre.
Ju shqetëson forma e Alu Diarras?
Do të doja që ai të ishte më mirë. Duhet të jetë më mirë psikologjikisht, por kjo është pjesë e një sezoni futbollistik. Shpresoj që të përmirësohet, që të gjejë një nivel të mirë prej të cilit të përfitojë klubi dhe kombëtarja.
Të luash përballë skuadrave-diga mund të sjellë një dëshim?
Nuk kam menduar për këtë dhe prandaj nuk kam shqetësime në lidhje me lojtarët e grumbulluar. Ne kemi një objektiv: të përgatitemi për të fituar. Duhet të jemi të lumtur që po i luajmë ndeshjet në këtë moment. Presioni që të fitojmë diçka është më i këndshëm sesa ai që mund të humbasim diçka.
Çfarë mendoni për Maludan që nuk është titullar te Çelsi?
Ai ka statusin e një titullari të mundshëm, si shumë të tjerë.
Është përmirësuar imazhi i bluve pas një viti?
Misioni im është që të kualifikoj skuadrën e Francës për në Euro 2012. Futbolli ka një imazh të keq, por disa rezultate të mira mund të bëjnë që ky imazh të përmirësohet. Nuk jetoj me lojtarët, por kur ata janë me mua, janë të gatshëm. Por njerëzit identifikohen me një skuadër që fiton, ndaj gjëja më e mirë është që të fitojmë”.