E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo: “Luftë në katër fronte”



Televizioni tematik i Interit, “Inter Channel” pati dje për gjashtëdhjetë minuta (11.15-12.15) audiencën maksimale në Itali dhe në shërbimin satelitor. Arsyeja ishte e thjeshtë. “Special One”, trajneri i ri i Interit, Hoze Murinjo, bëri prezantimin e tij zyrtar fiks në orën 11.30. Një prezantim i bukur, sallë e tejmbushur me qindra gazetarë e fotografë. Mjë foto kujtim: Murinjo me një bluzë zikaltër me emrin e tij. Në sfond të fotos që qarkulloi në mbarë botën, stema e Interit, 16-herë kampion i Italisë dhe fitues i tre kampionateve të fundit. “Për të fituar nuk duhet që Interi të shndërrohet në ‘mbretëreshën” e merkatos. Ditën që do të zgjohem pa ambicie, do të kthehem në Portugali”, - theksoi Murinjo, i cili refuzoi t’u përgjigjej të gjitha pyetjeve të drejtuara në gjuhën angleze dhe portugeze.

Kur u prezantuat te Çelsi, thatë se ishit special, “Special one”. Si do të donit të quheshit tani?
Murinjo. Kam ardhur në një klub special. Nuk kam harruar dhe besoj se jam një trajner i madh. Por dua të jem thjesht Hoze Murinjo, i njëjti si gjithmonë, me të njëjtat motive. Dëshiroja të punoja në Itali, në një shoqëri të madhe. Interi më dha mundësinë të punoja këtu, është një sfidë shumë e rëndësishme, dhe dëshiroj të falënderoj Moratin e Brankën që më dhanë këtë mundësi.
Çfarë ju kërkoi Morati?
Të punoj në harmoni me të gjithë ambientin, lojtarët, shoqërinë. Të nis një cikël të ri, pas atij që mbylli me një trajner të madh si Mançini. Në raport më punën e tij, të cilën unë e vlerësoj, unë jam një trajner i ndryshëm. Pas disa javësh unë besoj se mudn të kem një raport të vërtetë dhe të ndershëm me lojtarët e mi. Unë jam i sigurt se do të punoj shumë mirë, dhe pres gjithashtu të marr rezultate. Më pëlqen të jem këtu, në Itali dhe një një klub të madh si Interi. Jam trajner i një klubi special.
Çfarë blerjesh do të kërkoni?
Duke lexuar gazetat duket se do të stërvis 60 lojtarë. Unë në realitet dua 21 plus tre portierët. Nuk kam nevojë për ndryshime dramatike në skuadër, të gjithë mendojmë se kemi nevojë ëpr dy ose tre lojtarë për të qenë më kompetitivë. Unë dëshiroj teë kem mundësinë për të ndryshuar pak filozofinë futbollistike. Çdo trajner mendon në një menyrë pak të ndryshme nga të tjerët. Nuk është e vërtetë se dua të blej të gjithë lojtarët më të mirë të Europës. Dua të qetësoj lojtarët e mi, i quaj tani kështu. Menataliteti i skuadrës më pëlqen shumë, kam besim të madh te ky grup. Është e vështirë për mua të pres deri në 15 korrik, pasi kam shumë dëshirë të punoj me ta.
Cila është diferenca me Londrën?
Famliljen time e kam parë në Londër shumë të lumtur, ishte një një eksperiencë fantastike. Kam dhënë një kontribut të vogël në futbollin anglez, dëshiroj të bëj të njëjtën gjë edhe me atë italian. Familja ime do të jetojë në Milano, pa familjen unë nuk mund të punoj. Jam i lumtur që dhe për ta do të jetë një eksperiencë e re. Fëmijët e mi janë “fëmijët e botës”, gruaja ime është një person fantastike, e cila më jep gjithçka që unë kam nevojë. Më jep një qetësi të madhe.
Çfarë mendon për Ligën e Kampioneve”
Është ëndrra e të gjithëve. Të paktën 11 skuadra e dëshirojnë ta fitojnë vitin e ardshshë, midis tyre tre italian, katër angleze, 1 gjermane dhe 3 spanjolle. Spanjollia e tretë është Atletiko Madrid. E quajnë kompeticionin e detajeve, pasi janë ato që bëjnë diferencën. Unë kur e fitova e munda Mançesterin me një gol në minutën e 90-të. Me Çelsin e humba dy herë, e para me një gol që askush nuk e pa, dhe e dyta për një penallti. Kam tendencën për ta bërë mirë në kët tip kompeticioni, çova në shtëpi një fitore në Ligën e Kampioneve, dy gjysmëfinale dhe një Kupë UEFA.
Çfarë diferencash do të keni në lojë në raport me Mançinin?
Më para dëshiroj të flas me lojtarët. Komunikimi është i rëndësishëm. Komunikimi përfundon gjithmonë me vendimin tim, por është gjithsesi është i rëndësishëm. Nëse do të ishte e mundur, dotë doja të kisha 21 lojtarë në grup, por nëse do të jenë më shumë në qëndrën e grumbullimit në Bruniko nuk do të ishte problem me mua. Dëshiroj ta filloj mirë që nga dita e parë e punës, por me të gjuihë grupin. Kush ka luajtur në Europian, duhet të bëjë pak ditë pushime më shumë. Nëse Materaci do të vijë vonë, nuk ka asnjë problem. Tani skaudra ime, pas Portugalisë është Italia. Për këtë do të më vinte mirë nëse Materaci do të mbërrinte një javë më pas.
Keni qëllim të sillni këtu nga Çelsi lojtarë si Lampard apo Esien?
Unë dëshiroj gjithmonë të bëj mirë, dua të fitoj gjithmonë, edhe pse ndoshta nuk mund ndodhë kështu. Besoj se është normale që të kem marrëdhënie me lojtarët e Çelsit, pasi thuajse të gjithë duan të punojnë me mua në të ardhmen, ashtu si unë për ta. Është normale, që këto gjëra të dalin në gazeta. Por ne kemi nevojë për 21 lojtarë dhe jo për 30. Por nuk do t’i them në shtyp lojtarët që dëshirojmë. Nëse Çelsi dëshiron t’i shesë... Është gjithmonë një lojë, midis atij që dëshiron të blejë dhe atij që duhet shesë. Kjo është punë e Brankës, dhe Marko e di se kë dua.

ADRIANO

“Sytë e mi janë të hapur për të. Dëshiroj të shkoj në Brazil për të parë ndeshjen me Argjentinën, për të folur me argjentinasit e brazilianët e mi, dhe nëse Adriano do të luajë atëhëerë do të jetë shumë mirë për mua. Mund të vlerësoj formën e tij. Dunga (trajneri i Brazilit) për këtë, pasi mund të jetë një motivim më shumë për Ardianon. Krespo në këtë mund të jetë “miku” im, t’i kalojë një mesazh pozitiv në këtë sens pasi më njeh. Kush është me mua, kush punon, luan. Unë jam një trajner i ndershëm me lojtarët e mi. Është e lehtë të punosh me mua për atë që punon, e vështirë për atë që është dembel.

TAKTIKA
“Më pëlqen një modul në veçanti, por më pëlqen edhe t’i adaptohem të rinjve. Jam një trajner i fushës. Jam 45 vjeç, por nuk dua të bëj drejtuesin në të ardhmen, kur të jem 60, dëshiroj të punoj sa të jetë e mundur të punoj me lojtarët”.

SFIDA
“Të luftoj në të gjitha frontet, që janë 4: kampionati, Liga e Kampioneve, Kupa e Italisë dhe Superkupa. Unë dhe stafi im e dimë këtë dhe do t’ia arrijmë, te Porto i fituam të gjitha. Me Çelsin fitova 3 nga të katërtat. Kam metodologjinë ideale”.

ANÇELOTI
“Karlo është një trajner i madh, Çelsi është një klub i madh. Abramoviç tani ka një ekspreriencë në futbollin më të mirë. Nuk ka nevojë për këshilla. Vazhdoj të bëj tifozllëk për Çelsin, por nëse përplasemi në Champions...nuk njoh askënd”.

TIFOZËT
“Komplimente për fitimin e titullit, që ishte shumë i rëndësishëm. Nga ky moment unë jam tifozi më i madh i Interit, pasi ky klub është jeta ime. Dua të punoj për këtë klub të madh, për t’i bërë më të lumtur tifozët zikaltër”

ITALISHTJA
“Kur kam filluar të mësoj gjuhën italiane? E kuptova, doni të dini se kur kam qenë i kontaktuar nga Interi për herë të parë. Ishte dita tjetër pas humbjes me Liverpulin (11 mars). Por, italishtja nuk është një gjuhë e vështirë për t’u mësuar?”

4 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›