E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo do të luajë me skemën 4-3-3

Trajneri i Real Madridit është i gatshëm ta harrojë formacionin e tij 4-2-3-1, për të shfrytëzuar sistemin 4-3-3, gjithnjë sipas “Marca”. Ky ndryshim do ta lejonte Nuri Sahin të spostohet në krahun e majtë të mesfushës së përbërë prej tri lojtarësh. Sezonin e kaluar, Zhoze Murinjo përdori formacionin 4-2-3-1. Portugezi mendon se me ndryshimet e bëra, mbrojtja nuk do të preket dhe njëkohësisht sulmi do të forcohet. Mendohet se Khedira do të luajë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa Alonso në qendër, kurse Ozil, së bashku me Ronaldon dhe Benzeman do ta përbëjnë sulmin bombastik madrilen. Formacioni i ri, nëse fillon të aplikohet nga Murinjo, do të dukej ky: Kasijas; Ramos, Pepe, Karvajo, Koentrao; Khedira, Alonso, Sahin; Ozil, Benzema, Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›