Barcelona shet David Vijan për 40 milionë?
Barcelona është e gatshme ta shesë sulmuesin David Vija për një shumë prej 40 milionë eurosh te Mançester Siti apo Çelsi, gjithnjë sipas “Sunday Mirror”. Gjiganti katalanas është duke kërkuar që të sigurojë fonde shtesë, për të transferuar Aleksis Sançez dhe Çesk Fabregas në “Camp Nou”, ndërsa për ta bërë këtë duhen bërë shitje. Kështu, mendohet se Barcelona dëshiron ta shesë David Vijan, 30-vjeçar, dhe të sjellë me ato para të rinjtë Xhuzepe Rosi, Fabregas dhe Aleksis Sançez.