Murinjo, dyshime mbi CSKA-në dhe nuk flet për Balotelin
Zhoze Murinjo vazhdon me thënien “no comment” për çështjen “Baloteli” (“Nuk flas për lojtarë që nuk janë grumbulluar”), dhe thekson se ka për të thënë gjëra të rënda mbi kampionatin (“Nuk flas, sepse dua të shkoj në pankinë, pasi do më skualifikonin sërish”). Pas shumë komplimentesh hedh hije dyshimi mbi kundërshtarin CSKA, në lidhje me pezullimin për përdorim të mundshëm dopingu të mbrojtësve Aleksei Berezutski e Ignasheviç. “Ky është Interi më i mirë i viteve të fundit në Champions. Por tani duam gjysmëfinalen: do bëjmë gjithçka për ta arritur. Sot ndaj CSKA-së pres një ndeshje të shëmtuar, kundër një skuadre shumë të mbyllur, që do të na detyrojë të luajmë me kujdes. Me një skuadër të tillë do të ishte më mirë të luanim ndeshjen e parë në Moskë”. Murinjon nuk e bind diçka në ecurinë e rusëve. Flet për një “zonë gri”, që më pas e sqaron si kontroll i dështuar antidoping i Berezutskit e Ignasheviçit pas sfidës me Mançester Junajtid. “Lojtarët u gjetën pozitivë me një substancë të palejuar në kompeticion, që lë hije dyshimi”, shprehet ai.
#