Murinjo përballë së vërtetës, Interi kundër Mançesterit
Raundi i parë i “vdekjes” në Ligën e Kampioneve është me të vërtetë i frikshëm. Madje ofron tre përplasje të mëdha italo-angleze, ku në përfundim të dy ndeshjeve do të largojë tre nga legjendat e dy vendeve. Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar tetë çiftet për turin e një të tetave të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian për klube prodhoi sfida tërheqëse, që shikuesit shqiptarë do t’i ndjekin përmes paketës dixhitale “Tring”. Kampioni në fuqi i Europës, Mançester Junaitid, do të presë Interin në raundin e parë. Trajneri Sër Aleks Ferguson e njeh shumë mirë dinakërinë dhe aftësinë e kolegut të tij te Interi, Hoze Murinjos, i cili udhëhoqi Porton në eliminimin e “Djajve të kuq” në vitin 2004, teksa ekipi portugez fitoi edhe Ligën e Kampioneve atë sezon. Për “Special One”, i cili ka mbërritur në Itali te Interi, pikërisht për t’u dhënë zikaltërve trofeun e çmuar që mungon prej vitit 1964, plot 44 vjet më parë.
Murinjo: “Jam i kënaqur nga shorti, pasi dëshiroja të përballesha me më të mirët. Mançesteri është një skuadër e mbushur me kampionë, me një super trajner si Aleks Fergusoni. Do të kemi motivim të madh”. Nga ana tjetër, nëntë herë kampionët e Europës, Reali i Madridit, u çiftua me pesë herë kampionët e kontinentit, Liverpulin. Sfida tjetër emocionuese është ajo midis Juventusit të Klaudio Ranierit dhe Çelsit, që dikur është drejtuar nga trajneri i bardhezinjve.
Kapiteni i Juventusit, Del Piero, u shpreh: “Çelsi ka një organikë të jashtëzakonshme lojtarësh. E ndjek gjithmonë futbollin anglez. Është një sfidë e vështirë”.
Sportingu i Lisbonës do të përballet në fazën me nokaut për herë të parë me katër herë kampionët, Bajernin e Munihut, ndërkohë që Porto do të takojë Atletikon e Madridit, në një duel të gjithin iberik. Kampioni i Francës, Olimpiku i Lionit, për herë të gjashtë rresht në fazën e “vdekjes” do të përballet me Barcelonën. Arsenali, nga ana e tij, do të ndeshet me Romën, ndërsa Vijareali me grekët e Panathinaikos. Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, u shpreh se Roma është skuadra më e fortë në Itali në këtë moment. Do të jetë një sfidë interesante. Është një skuadër prej së cilës duhet të dish të mbrohesh. Është njëlloj si Barcelona. Shanset do të jenë 50 me 50”. Ndeshjet e vajtjes të turit të parë të do të zhvillohen më 24 dhe 25 shkurt, ndërsa ato të kthimit me 10 dhe 11 mars të vitit të ardhshëm.
LIGA E KAMPIONEVE
Faza e 1/8
24 shkurt 2009
Atletiko-Porto
Lion-Barcelona
Arsenal-Roma
Inter-Mançester Junaitid
25 shkurt 2009
Villarreal-Panathinaikos
Real Madrid-Liverpul
Sporting-Bajern Munih
Çelsi-Juventus
Milan - Verder, sfida e luksit e Kupës UEFA
Marseja e Lorik Canës do të përballet me holandezët e Tventes
Milani do të përballet me Verder Bremenin në 1/16-at e Kupës UEFA. Ky është verdikti i shortit të hedhur në selinë e qeverisë europiane të futbollit në Nion të Zvicrës. Përballjet e turit të ardhshëm të këtij kompeticioni, ku merr pjesë edhe Marseja e Lorik Canës, ka brenda saj sfidat të tjera interesante, që për teleshikuesit shqiptarë do të transmetohen ekskluzivisht në paketën dixhitale “Tring”. Barazimi i Milanit në ndeshjen e fundit të grupit kundër Volfsburgut, i ka rezervuar një përballje aspak të lehtë ekipit të Ançelotit, që do të ketë përballë gjermanët e Verderit, të cilët vijnë nga Liga e Kampioneve. Ashtu si në Champions edhe shorti i Kupës UEFA nuk ka qenë aspak me fat për skuadrat e tjera italiane. Fiorentina do të vihet përballë Ajaksit, Sampdoria do të ndeshet me ukrainasit e Metalist, ndërsa Udineze me polaket e Lech Poznan. Shorti i Nionit ka rezervuar edhe përballje të tjera të spikatura, si Zenit-Shtutgard, Aston Vila-CSKA e Moskes, Dinamo Kiev-Valencia apo Shaktjor-Totenhem. Ndeshjet e vajtjes për 1/16 e finaleve të Kupës UEFA do të luhen më 18 dhe 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt 2009.
KUPA UEFA
Raundi 1/32
Ndeshja e parë: 18/19 shkurt
Ndeshja e dytë: 26 shkurt
1. Paris SG-Volfsburg
2. Kobenhavn-Mançester Siti
3. NEC Nijmegen-Hamburger
4. Sampdoria-Metalist Kharkiv
5. Braga-Standard Liege
6. Aston Villa-CSKA Moskë
7. Lech Poznan-Udineze
8. Olympiakos-Saint Etien
9. Fiorentina-Ajaks
10. Alborg-Deportivo
11. Verder Bremen-Milan
12. Bordo-Galatasaraj
13. Dinamo Kiev-Valencia
14. Zenit-Shtuttgart
15. Marsejë-Tvente
16. Shakhtar D.-Totenhem
20 Dhjetor 2008