Kamza vijon në Kupë, Teuta ngec. Formohen dy grupet çerekfinaliste
Kupa e Shqipërisë ka mbyllur fazën e parë në grupe dhe në përfundim janë përcakatuar edhe përbërjet e dy grupeve që do të vijojnë më tej në këtë veprimtari. Sot interes shfaqte vetem Grupi B, pasi në grupet e tjera ishin përcaktuar skuadrat që do të vijonin në raundin tjetër. Përsa i përket Grupit B enigma mbetetj se kush do të rënditej pas Flamurtarit të vendit të parë. Kamza ka shpartallur 6-0 Pogradecin, që kishte udhëtuar me shumë mungesa vetëm sa për të përmbushur kalendarin. Teuta ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit, por durrsakët nuk ia kanë dalë, pasi goleada e kamzalinjëve ua ka zhvlerësuar fitoren. Tirana mban rekordin në këtë fazë grupesh, pasi i ka fituar të gjashtë përballjet e Grupit A. Dinamo ka fituar ndaj Elbasanit dhe kjo është fitorja e parë sezonale për dinamovitët.
Më poshtë po japin rezultatet e ndeshjeve të fundit në grupe si dhe rënditjet
Grupi A
TIRANA - LACI 1-0
APOLONIA SHKUMBINI 5-2
Tirana 18 pik렠 13-4
Laçi 8 pik렠 7-5
Apolonia 7 pik렠 11-13
Shkumbini 1 pik렠 10-19
Grupi B
TEUTA FLAMURTARI 1-0
KAMZA POGRADECI 6-0
Flamurtari 10 pikë 6-3
Kamza 9 pik렠 9-4
Teuta 9 pik렠 4-2
Pogradeci 4 pik렠 4-14
Grupi C
KASTRIOTI SKENDERBEU 3-1
BESA LUFTETARI 2-0
Kastrioti 13 pikë 15-8
Skënderbeu 12 pikë 10-7
Lutëtari 7 pikë 9-12
Besa 3 pikë 3-10
Grupi D
BYLIS VLLAZNIA 2-4
ELBASANI - DINAMO 0-1
Vllaznia 15 pikë 19-7
Bylis 13 pikë 13-8
Dinamo 3 pikë 6-14
Elbasani 3 pikë 7-16
Kupa do të vijojë e ndarë në dy grupe si më poshtë:
Grupi 1
Tirana
Kamza
Kastrioti
Bylis
Grupi 2
Laçi
Flamurtari
Skenderbeu
Vllaznia
