E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan – City, takohen për Tevezin

Drejtuesit e Milanit dhe të Manchester Cityt pritet të takohen të enjten, për të biseduar rreth transferimit të sulmuesit argjentinas tek skuadra italiane, gjatë janarit.

Zëvendës presidenti i klubit Rossoner, Adriano Galliani, do të udhëtojë drejt Anglisë, me synim që t’i bind drejtuesit e klubit anglez që të lëshojnë pe dhe ta lënë të lirë sulmuesin e ‘rebeluar’. Kampioni aktual i Italisë e kërkon në formë huazimi deri në qershor lojtarin, për ta blerë më pas përfundimisht gjatë verës, kurse kryesuesi i Premierligës kërkon shitje të menjëhershme.

“Të enjten do të takohemi me zyrtarët e Cityt, por nuk besoj se kjo do të jetë dita kur do të mbyllet gjithçka rreth kësaj çështjeje. Mendoj se do të jetë e pamundur ta kemi Tevezin me ne në përgatitjet për Dubai, që fillojnë më 29 dhjetor”, deklaroi Galliani. Rossonerët janë të gatshëm ta blejnë lojtarin në qershor për 25 milionë euro, ndërsa do të paguhet 2,5 milionë euro deri në qershor. Ai pritet të paguhet tek kuqezinjtë për 5 milionë euro në sezon, deri në vitin 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›