Neymar, lojtar i madh

Neymar dëshiron të transferohet në Barcelonë, kjo tashmë nuk është një fshehtësi. Klubi Blaugrana ka mbetur i impresionuar me aftësitë e talentit të Santosit, ndërsa tash po mendon seriozisht që ta sjell në Evropë.
“Neymar tek Barça? Kjo është një pyetje për trajnerin, unë jam vetëm presidenti. Sidoqoftë, ai është një lojtar i madh. Ne e vëzhgojmë qe një kohë, mirëpo për momentin nuk është prioritet yni”, deklaroi për mediat spanjolle presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell.