E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, e preokupuar me bastet

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) është e brengosur me ngjarjet e fundit që ndodhën në Itali, ku u arrestuan 17 persona, për shkak të përfshirjes në baste.

“UEFA nuk është në gjendje ta japë një koment zyrtar rreth arrestimeve të ndodhura në Itali për shkak të ndeshjeve të kurdisura. Mirëpo, kjo çështje është njëra prej më brengosëseve të UEFA-s. Kemi një sistem i cili na njofton dhe më pas ia transmetojmë informatat Federatave. Por, në këtë rast, bëhet fjalë për një iniciativë të nisur nga italianët”, deklaroi shefi i shërbimit medial të UEFA-s, Robert Faulkner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›