Muriqi-Tarver, ndër ngjarjet e mëdha të 2007-tës

Kosova Kid" vazhdon të jetë temë e mediave më të rëndësishme botërore të boksit edhe gjashtë muaj pas duelit të tij të fundit. Është "eastsideboxing.com", një ndër faqet më të vizituara në botë kushtuar boksit profesionist ajo që e ka përshirë duelin e Muriqit përballë Antonio Tarver si një nga ngjarjet kryesore të vitit 2007. Në analizën e "eastsideboxing.com" paraqitja dhe fitorja e Antonio Tarver përballë Elvir Muriqit është quajtur e "joimpresive" nga ana e Tarver. "Mbreti i dikurshëm i katëgorisë gjysmë të rëndë, Antonio Tarver, ishte shumë larg nga ajo që quhet paraqitje impresionuese kur mposhti të papërkrahurin Elvir Muriqi me vendim jounanim të gjyqtarëve", thuhet në analizën e Andrew Wake.
Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Muriqi ka terhequr vëmendjen e mediave botërore. Në vitin 2002 përballja e tij me amerikanin Sam Ahmad ishte shpallur lufta më e mirë e vitit nga televizioni sportiv amerikan ESPN si dhe nga një mori revistash për boksin profesionist në SHBA. Atëherë 23-vjecari Muriqi i kishte mbijetuar 4 herë "knockdown-it" në dy rundat e para të duelit për të fituar me "knockout" në rundin e tretë.