E Shtunë, 31 Tetor 2026

7-0, Dinamo e pamëshirshme me Skënderbeun. Poker Peric

Dinamo zbras "shtatëshen". Kampionia e dimrit fiton 7-0 me Skënderbeun, njëherësh edhe humbja më e thellë e regjistruar këtë sezon në Superligë. Dinamo është thjesht e jashtëzakonshme: skuadra më e mirë e vitit 2007 votuar nga klubet e Kategorisë Superiore. 16-herë kampionët e Shqipërisë duket se kanë rikrijuar grupin e sezonit 2001-2002 , kur Jupi, Pisha, Pinari me shokë fituan edhe kampionatin e fundit të bluve të drejtuar asoj kohe nga Faruk Sejdini. Nga ai formacion magjik në radhët e Dinamos luan vetëm kapiteni Arjan Pisha.
PEJIC- Sebino Plaku nisi në minutën e 4-t goleadën e Dinamos duke shënuar nga pika e bardhë e dyfishuar rezultatin në minutën e 8-të. Por në fakt, emblema dinamovite është sulmuesi kroat Pero Pejic. Kater gola kundër Skenderbeut (20', 52', 57' 64') dhe 13 nga 30 golat që ka realizuar Dinamo në 17 javë, e kanë shndërruar gjigandin Pero Pejic, në një më produktivët e Superligës dhe një pikë referimi për sulmin e Agim Canajt. Për Dinamon te goli shkoi edhe Mile në minutën e 80, kur sulmuesi që zëvendësoi Pejicin, pasi ekzekutoi pa sukses penalltinë e fituar nga Plaku, u tregua i shpejtë për ta shtyrë në rrjetë topin e kthyer nga portieri korcar.
KOTORI – Nëse Pejic është më i mirë në majën e sulmit, portieri Elvis Kotori është pa dyshim më i shkëlqyeri në mbrotjen e Dinamos, duke pësuar vetëm 6 gola në 17 javë. Kampion me Elbasanin në sezonin 2005-2006, Kotori e dëshiron fort një titull edhe me Dinamon, në sezonin e parë të tij me një skuadër kryeqytetase. Madje, për ta bërë edhe më të bukur paraqitjen e Kotorit, një trajner i zgjuar si Agim Canaj, kreu edhe zëvendësimin e Kotorit për t'i dhënë portierit edhe duartrokitjet e merituara të publikut.
SKENDERBEU- Nuk ka më asnjë dyshim se do të jetë vitin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, 13 humbje në 17 takime, 42 gola të pësuar (më shumë se 3 gola në ndeshje) e ka të vështirë të mbijetojë kur ka mbetur dicka më pak se gjysma e kampionatit.
STATISTIKA – Në fazën e parë Dinamo fitoi 2-1 në Korcë.
Kjo e së premtes ishte dhe ndeshja e 95-të midis dy ekipeve: 58 fitore i përkasin Dinamos, 6 Skënderbeut dhe 31 takime janë mbyllur në barazim (golat 175-57).

Renditja
Skuadra P N F B H GOL
1. Dinamo 37 17 11 4 2 30-6
2. Partizani 30 16 8 6 2 24-10
3. Vllaznia 28 17 7 7 3 26-17
4. Tirana 28 17 8 4 5 22-17
5. Besa 27 16 8 3 5 19-13
6. Elbasani 27 16 7 6 3 14-8
7. Flamurtari 21 16 5 6 5 15-16
8. Shkumbini 21 16 5 6 5 16-15
9. Kastrioti 17 16 5 2 9 11-22
10.Beselidhja 12 16 3 3 10 13-30
11. Teuta 12 16 3 3 10 11-23
12. Skenderbeu 8 17 2 3 13 18-42

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›