Roma kërkon Bogdanin, Livorno “OK”

Është duke u projekuar ndryshimi i tretë i skuadrës brenda një viti për sulmuesin shqiptar Erion Bogdani (30 vjec), i cili nuk po jeton një moment të mirë te Livorno ku nuk ka shënuar asnjë gol, edhe pse ka luajtur 14 ndeshje në kampionat. Lajmin e ka dhënë siti italian SportIsland.net por është përmendur edhe nga "Gazzetta dello Sport".
Shoqëria toskane, e cila ka investuar shumë për të duke e paguar me ar (Bogdani përfiton rreth 950 mijë euro në vit) kur e mori nga Kievo në orët e fundit të merkatos së verës, duket se është gati ta lëshojë atë në merkatin dimërore të muajit janar. Roma e Luciano Spaletit është gati të përfitojë nga kjo situatë, pasi skuadra nga kryequteti italian është duke kërkuar një alternativë për repartin e saj ofensiv, që tani është i zënë vetëm nga Toti dhe Vucinic.
Blerja e Bogdanit është brenda parametrave të shoqërisë verdhekuqe, por duhet të lëvizë me shpejtësi. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, në fakt, ka shumë klube që janë të interesuara për ta bërë të vetin. Gjithesii, për Bogdanin transferimi i tretë brenda harkut të 12 muajve duket se është një formalitet. Në janar 2007 Bogdani kaloi nga Siena te Kievo, në gusht të vitit 2007 nga Kievo te Livorno dhe në janar 2008, nje transferim i mundshëm i tij te Roma.