4-1, poker Vllaznia, tripletë Sinani

Poker kuqeblu. Trajneri i Tiranës, Astrit Hafizi përjetoi ditën më të vështirë gjatë karrierës së tij si trajner profesionist, dhe pikërisht në ndeshjen e parë historike të tij kundër Vllaznisë së qytetit të tij, ku u rrit si futbollist dhe fitoi si trajner një titull kampion (1991-1992) e një kupë të Shqipëirsë. Përkundrazi, tiranasi Mirel Josa, i ulur bankinën shkodrane, është brohoritur deri në cmenduri për fitoren 4-1 nga Tiranës, për t'i bërë kështu dhuratën më të bukur për festat e fundvitit një presidenti impulsiv si Valter Fushaj. "E prisja këtë fitore, - tha njëshi kuqeblu, - por, jo me një rezultat të tillë".
TRIPLETA "SINANI" – Golashënuesi më i mirë i Tiranës dhe i Shqipërisë sezonin e kaluar ishte Vioresin Sinani (23 gola). Shkodrani, i cili "dështoi" në fazën e parë kundër ish-ekipit të tij (Tirana-Vllaznia përfundoi 0-0), u tregua i pamëshirshëm ndaj 23-herë kampioneve duke realizuar 3 gola: dy në pjesën e parë në minutat 6' dhe 12' dhe një në të dytën, në minutën e 91-të. Kjo është tripleta e dytë sezonale e "Kepucës së arte" tëe sezonit te shkuar, pasi më parë kishte realizuar një të tillë në fitoren e bujshme 0-3 me Teutën në Durrës, kur Sinanin shënoi po 3 gola (në minutat 22' 35' 71'). Viori, me tre golat kundër Tiranës u ngjit në kuotën e 12 golave, po aq sa edhe sulmuesi kroat i Dinamos, Pero Pejic, i cili shënoi po tre gola në fitoren 7-0 ndaj Skëndërbeut, duke rrëzuar pas 16 javësh sulmuesin e Skëndërbeut, Marius Ngjela (tashmë në kuotën e 10 golave). Edhe "xhevairi" më i ri i shkollës shkodrane, Xhevair Sukaj, nuk mungoi të "regjistrin" e golave të ndeshjes. Lojtari i përfaqësueses U-21 shënoi pikërisht golin e tretë, pa kaluar ende 120 sekonda nga pjesa e dytë, që shënoi edhe kapitullimin e Tiranës, për t'ia lënë vendin më pas, brazilianit Leandro. Gjithsesi merita në triumfin e Vllaznisë meritojnë edhe portieri Grima e mbrojtësi kongolez Sasha Delain.
STANDARDI "DURO"- Mesfushori i Kombëtares shiptare dhe i Tiranës, Klodian Duro, një tjetër yll i kampionatit shqiptar, pak u duk në ndeshjen kundër Vllaznisë, por në fund të takimit kishte ruajtur "kryeveprën" e zakonshme të tij "ala-braziliane", shënimin nga goditja standarde duke e cuar topin në atë pikë të vdekur, në të cilën portieri veteran Grima nuk pati mundësi ta ndalonte. Edhe pse Nevil Dede goditi shtyllën e Hyka shpërdoi disa raste, ishte Duro që ngushtoi diferencën në 3-1 në minutën e 89-të, dy minuta përpara se Sinani të vuloste rezultatin në 4-1. Për Klodian Duron ky ishte goli i tij i shtatë në kampionat (2 të realizuar nga pika e bardhë) dhe i treti rresht.
TIRANASI JOSA – Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa e pati deklaruar se skuadra e tij nuk e kishte aspak frikë Tiranën, pikërisht në momentin kur ajo vinte pas 11 suksesesh radhazi dhe nuk humbiste që nga java e 5-të. Madje, e sfidoi ish-skuadrën e tij, me të cilën ishte shpallur kampion, pikërisht disa ditë kur ajo Tirana kishte mposhtur një tjetër ish-trajer të saj, Sulejman Starovën, i cili mbron bankinën e Besës. "Une jam ndeshur edhe here te tjera kunder Tiranes, kur kam drejtuar me pare Lushnjen, Skenderbeun dhe nuk kam asnje kompleks. Edhe si trajner i Vllaznise jam ndeshur tre here kunder tyre. Une do te bej punen time", - tha trajneri i Vllaznise përpara sfidëës. Dhe e vërtetoi këtë më së miri me një fitore madhështore kundër Tiranës.
SHKODRANI HAFIZI – Presioni për të ishte i madh, madje Astrit Hafizi nuk doli fare nga bankina e tij në "Loro Borici"në ndeshjen e 148-të midis dy ekipeve më të vjetra të futbollit shqiptar (ndeshja e parë midis tyre daton më 6 prill 1930). Edhe pse shkodrani e përgatiti psikologjikisht veten dhe skuadrën e tij për një rezultat pozitiv, ai e përjetoi në mënyrën më të shëmtuar premierën e tij në Shkodër. Skuadra e Tiranës ishte apatike, lojtarët kryesorë në hije dhe për më tepër, nervozizmi shoqëroi dukshëm kampionët në fuqi. Përfundimisht, humbja e dytë e Hafizit në 12 javë që drejton Tiranën dhe e pesta sezonale. Dy ekipet tani ndodhen në kuotë të barabartë pikësh: nga 28, por Vllaznia ndodhet në vendin e tretë falë golaverazhit më të mirë.
STATISTIKA – Kjo ishte ndeshja e 148-të midis dy ekipeve, dhe Tirana ende e ruan një avantazh të qartë ndaj 9-herë kampionëve të Shqipërisë. 68 fitore i përkasin Tiranës, 47 Vllaznisë dhe 33 takime janë mbyllyr në barazim. Golaverazhi është gjithmonë në anën e Tiraës: 209-175.