Musharaf paralajmëron kthimin e tij
Ish-udhëheqësi ushtarak i Pakistanit, Pervez Musharaf, theksoi se synon të kthehet në vendlindjen e tij, për t’u angazhuar sërish në politikë dhe tha se mund të kandidojë për president apo kryeministër të vendit.
Musharaf, i cili mori përsipër pushtetin pas puçit ushtarak në vitin 1999 dhe qeverisi vendin deri në vitin 2008, gjatë vitit të kaluar ka paralajmëruar disa herë mundësinë e rikthimit të tij në politikë, edhe përkundër faktit se analistët politikë kanë theksuar se kjo mundësi është tejet e vogël.
“Sigurisht se planifikoj të kthehem në Pakistan dhe të hyjë në politikë. Çështja se a do të kandidohem për president apo kryeministër do të qartësohet më vonë”, tha Musharaf.
Musharaf nga Pakistani është larguar vitin e kaluar dhe pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar në Britani dhe SHBA.