E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton filloi turneun në Azi

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka filluar sot turneun e saj në Azi, e cila si duket do të mbetet nën hijen e krizës, e cila shpërtheu në Gadishullin e Koresë, pasi që Koreja e Veriut fundosi një anije të Koresë së Jugut.

Clinton turneun e saj e filloi në Japoni, e më pas ajo do të vizitojë edhe Kinën dhe Korenë e Veriut.

E gjithë agjenda e saj me gjasë do të dominohet nga hetimet ndërkombëtare, të cilat rezultuan me fajësimin e Koresë së Veriut për fundosjen e anijes së Koresë së Jugut.

Qëndrimi i që të tri këto shteteve do të jetë i rëndësishëm, për të përcaktuar reagimin e duhur ndaj Phenianit, në veçanti pasi që ekziston frika se reagimi tejet i ashpër do të mund të provokonte kaos në rajon.

Administrata e Barack Obamës ka theksuar se dëshiron që vetë Koreja e Jugut të vendosë së cili do të mund të ishte reagimi i mundshëm.

Gjatë vizitës në Azi, Clinton do të bisedojë edhe për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe strategjik mes SHBA-së dhe Kinës.

Por agjenda megjithatë do të dominohet nga raporti për fundosjen e anijes jug-koreane, raport ky i cili tashmë ka shtuar dukshëm tendosjet në Gadishullin e Koresë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›