Stacioni pa energji, pesë fshatra pa drita
Një sasi e madhe kablloje elektrike është vjedhur orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Roskovecit. Mbi 5 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, për orë me radhë. Policia është vënë në kërkim të autorëve, të cilët mendohet se janë nga zona.
Kablloja e vjedhur është njoftuar nga njësia e stacionit të energjisë elektrike në Fier. Banorë të qytetit të Roskovecit dhe të disa fshatrave përreth tij kishin njoftuar mëngjesin e së hënës stacionin elektrik se nuk kanë energji që nga mesnata. Menjëherë drejt zonës së Roskovecit është nisur një grup elektricistësh. Pasi kanë parë situatën në të gjitha kabinat dhe transformatorët e energjisë, specialistët e energjisë elektrike kanë shqyrtuar alternativat se nga vinte mungesa e tensionit.
Nga kontrollet ka rezultuar se ka pasur dëmtim të një rrjeti shpërndarës energjie që lidh Roskovecin me Kumanin, Kurjanin, Vidhishtën dhe disa fshatra të tjerë. Nga konstatimet e bëra prej specialistëve të njësisë elektrike, mësohet se energjia në një pjesë të mirë të Roskovecit ka munguar si shkak i vjedhjes së mbi 100 metrave kablloje elektrike. Ka qenë kabllo e tensionit 10 kilovolt. Autorët mendohet se janë njohës të mirë të problemeve me tensionin elektrik. Ata kanë shkëputur fillimisht pjesë nga furnizohen linjat dhe më pas kanë shkëputur degët drejt fshatrave. Policia menjëherë pas marrjes së këtij informacioni dhe dëshmive të dhëna zyrtarisht nga Njësia Elektrike e Fierit ka nisur hetimet dhe kërkimet e autorëve. Agjentë të postës së policisë Roskovec në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Fier kanë nisur hetimet në zonën e dëmtuar prej mungesës së energjisë. Mësohet se shumë persona janë marrë në pyetje, ndërkohë që shumë të tjerëve u është kryer kontroll në banesa.
Ende policia nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, ndërkohë që po punon me intensitet për zbardhjen e ngjarjes. Gjithashtu, pasditen e së hënës, kablloja e vjedhur është zëvendësuar me një linjë tjetër dhe energjia është rikthyer në zonat ku ajo mungonte. Në Fier, gjatë vitit të kaluar me dhjetëra raste vjedhjesh së linjave elektrike, si dhe të kabinave e transformatorëve janë denoncuar, ndërsa vetëm për një rast policia ka zbuluar autorin.