Muslimanët festojnë sot Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në gjithë botën festojnë sot festën e Kurban Bajramit, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam. Festimi ka nisur që në orët e para të ditës së sotme me faljen tradicionale në xhami. Besimtarët e Tiranës, u mblodhën në sheshin "Skënderbej" dhe kryen ritin e faljes. Të njëjta ceremoni janë organizuar në të gjitha qytetet e vendit.
Pas faljes, besimtarët do të festojnë në shtëpitë e tyre, ku tradita kërkon bërjen e një kurbani.
Kurban Bajrami është festa e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë, vëllazërimit dhe paqes.
Ndërkohë këtë vit, rituali i përvitshëm i pelegranazhit në Mekë ka tërhequr më shumë se dy milionë pelegrinë myslimanë nga e gjithë bota, për të festuar festën e Kurban Bajramit.