E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1, 50-60 raste të reja në ditë

Vazhdon të rritet nga dita në ditë numri i personave të prekur me virusin A/H1N1. Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare, Ilir Dashi bëri të ditur se numri i personave më grip derri dhe gripin sezonal ka shkuar në 110 raste në ditë. Ndërkohë që mjekët specialistë shpjegojnë se 50 deri në 60 raste nga këto janë me virusin A/H1N1.
Sipas mjekëve pranë spitalit infektiv ditët e fundit në spital janë paraqitur pesë raste nga të cilët në gjendje të rëndë janë vetëm dy prej tyre. Ndërsa gripi i derrit po përhapet me hapa tepër të shpejtë, në një problem serioz po kthehet edhe influenca stinore e cila po shfaq komplikacione të rënda duke mbushur qëndrat shëndetësore si edhe spitalet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›